×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Daut Haradinaj: Zëri i çjerrë i Albinit dëshmon panikun që e ka kapur

    Reporteri
    20 Janar 2025 | 17:15

    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka marrë pjesë në mbledhjen e Shabit Zgjedhor në Prishtinë në vazhdën e mobilizimit për zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Daut Haradinaj ka thënë se ky mobilizim është garancia jonë se më 9 shkurt do të bëjmë një hap të madh përpara për vendin tonë.

    “Sot, në takim me shtabin zgjedhor në Prishtinë dhe miq e aktivistë të Aleancës në kryeqytet, u dëshmua fuqia dhe mobilizimi që mbizotëron për Kosovën Fituese. Ky mobilizim është garancia jonë se më 9 shkurt do të bëjmë një hap të madh përpara për vendin tonë. Bashkë, më 9 shkurt, do të tregojmë se Kosova fiton”, ka thënë Haradinaj.

    Ai ka shtuar se kudo në vende demokratike ndryshimet ndodhin përmes votimit.

    “I falënderova për angazhimin e jashtëzakonshëm dhe i sigurova se do bashkërugëtojmë në këtë proces që po merr formën e referendumit. Në një shtet normal dhe demokratik, është e vetmja rrugë me e ndryshu gjendjen nëpërmjet votimit.

    Zëri i çjerrë i Albinit dëshmon panikun që e ka kapur”, është shprehur Daut Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!