×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Edon Cana: Rahovecin do ta shndërrojmë edhe në destinacion turistik

    Reporteri
    04 Shkurt 2025 | 10:25

    Kandidati për deputet nga PDK, Edon Cana, ka thënë se  PDK ka një vizion të qartë për zhvillimin e turizmit në Rahovec. 

    Cana në një video të postuar në Facebook, ka thënë se me investime strategjike, promovim dhe mbështetje për bizneset lokale, Rahoveci do të bëhet një qendër e mikpritjes, traditës dhe turizmit tërëvjetor.

    “PDK ka një vizion të qartë për zhvillimin e turizmit në Rahovec, duke e shndërruar atë në një destinacion të rëndësishëm. Me investime strategjike, promovim dhe mbështetje për bizneset lokale, Rahoveci do të bëhet një qendër e mikpritjes, traditës dhe turizmit tërëvjetor. #PDK131 #BedriHamzaKryeministër #MemliKrasniqi2 #EdonCana44”, ka shkruar Cana.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!