Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza në një tubim para veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thënë se asnjë luftëtarë i lirisë kurrë s’do të jetë vet, siç u shpreh ai, këtu dhe as në Hagë.
Ai gjithashtu tha se beson që festave do t’u shtohet hijeshia me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
“Kosova do të jetë përjetësisht mirënjohëse ndaj jush, ju qëndroni përjetësisht si shtyllë e shtetit që kemi sot, asnjë luftëtarë i lirisë kurrë nuk do të jetë vet, as këtu dhe as në Hagë”.
“Besojmë fuqishëm se shumë shpejtë festave tona do t’u shtohet hijeshia edhe me presidentin Thaçi, kryetarin Veseli, bacen Jakup, Rexhën dhe gjithë bashkëluftëtarët e tyre”, ka deklaruar Hamza.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.