×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Bedri Hamza: Gjeneratë pas gjenerate, njerëzit punëtorë e kanë ndërtuar Vushtrrinë dhe Kosovën

    Reporteri
    01 Shkurt 2025 | 19:48

    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv me mijëra qytetarë në Vushtrri.

    Hamza ka thënë se gjeneratë pas gjenerate, njerëzit punëtorë e kanë ndërtuar këtë qytet dhe Kosovën.

    “Faleminderit Vushtrri!
    Gjeneratë pas gjenerate, njerëzit punëtorë e kanë ndërtuar këtë qytet dhe Kosovën.
    Që nga bujku që nuk ndalet as në dimrin më të ftohtë, mësuesi që formon brezat, biznesmeni që krijon vende pune dhe i riu që nuk e lë vendin, por e ndërton atë.
    Ju e mbani këtë vend dhe ne do ju mbështesim juve!”, ka shkruar Hamza.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!