×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Tubim në Mitrovicë

    Hamza: Si kryeministër, do të punoj që çdo grua të ndjehet e mbështetur dhe e sigurt

    Reporteri
    19 Janar 2025 | 16:10

    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka premtuar se do të punoj dhe përkushtohet që çdo grua në Kosovë të ndjehet e mbështetur dhe e sigurt, nëse bëhet kryeministër i vendit, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Gratë janë udhëheqëse, profesioniste dhe biznesmene të jashtëzakonshme. Nga përkushtimi si amvise e deri te ngritja në karrierë, gratë do ta kenë mbështetjen e pakursyer, mundësitë që ju duhen dhe respektin që e meritojnë.

    U mblodhëm në Mitrovicë për të treguar që barazia gjinore nuk është vetëm çështje e grave, por e krejt shoqërisë. U mblodhëm për të treguar që Kosova mundet ma mirë për vajzat dhe gratë.

    Si kryeministër i ardhshëm, si baba i dy vajzave, si bashkëshort i një zonje, si djalë i një nëne dhe si vëlla i 4 motrave, ju premtoj se do të punoj dhe përkushtohem që çdo grua në Kosovë të ndjehet e mbështetur dhe e sigurt.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!