×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Prizren

    Haradinaj: 150 milionë euro grante vjetore pa kthim për bizneset e reja, pagë mesatare mbi 1 mijë euro

    Reporteri
    03 Shkurt 2025 | 20:30

    Kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj ka prezantuar sot në Prizren planin ekonomik që parasheh ndarjen e 150 milionë eurove në vit si grante pa kthim për bizneset e reja.

    “Programi ynë për Kosovën garanton rritje ekonomike deri në 7%, me pagë mesatare mbi 1000 euro,” deklaroi Haradinaj, duke shtuar se plani përfshin edhe një miliard euro për bizneset prodhuese dhe trefishimin e subvencioneve në bujqësi.

    Ai premtoi gjithashtu uljen e çmimit të energjisë për 20%. Sipas tij, këto masa do të ndihmojnë në krijimin e një ambienti më të favorshëm për zhvillimin e bizneseve të reja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!