Kandidati i AAK’së për kryeministër, njëherit kryetar i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka publikuar fotografi nga tubimet e mbajtura në Vrellë të Istogut, Drenoc të Vokshit, Has, Gjinoc të Suharekës e Novosellë të Gjakovës. Ai ka thënë se Kosova duhet të jetë pjesë e Aleancës së Perëndimit, e jo e izoluar.
Haradinaj ka thënë se pjesëmarrja e madhe dhe entuziazmi i tyre në këto tubime, “janë shenjë e përcaktim i fortë se populli ynë nuk e duron më as mashtrimin as izolimin”.
“Këta mijëra qytetarë janë forca jonë që na shtynë drejt Kosovës Fituese – 137!”, ka shkruar Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.