×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Haradinaj: Malisheva foli me zemër të madhe, tubimi madhështor tregoi fuqinë e bashkimit tonë

    Reporteri
    26 Janar 2025 | 15:45

    Koalicioni AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30 sot mbajti tubim në Malishevë.

    Kandidati për kryeministër nga ky koalicion, Ramush Haradinaj shkroi në Facebook se “Malisheva foli me zemër të madhe”.

    “Tubimi madhështor në Malishevë tregoi fuqinë e bashkimit tonë, për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht dhe të sigurt. Faleminderit Malishevë për mbështetjen e jashtëzakonshme! 137 – Për Kosovën Fituese”, shkroi Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!