Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka thënë se pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lidhja Demokratike e Kosovës do të ketë një rol krejt të ri, teksa ka shtuar se synim i tyre është që kjo parti të kthehet si e para në vend.
Në një intervistë për emisionin “Spotlight”, prodhim i Gazetës Online Reporteri.net, Haziri ka thënë se pa LDK’në as nuk bëhen procese, e as nuk mbyllen, pavarësisht përqindjes.
“Ne jemi determinues….Edhe kur jena kanë 80 përqind, edhe kur jena kanë 49 përqind edhe kur kena mbetë 12 përqind, shihet roli i LDK’së është pak a shumë i njëjtë”, ka deklaruar Haziri.
Ai është shprehur optimist për rikthimin e kësaj partie.
“Unë besoj që LDK’ja po rikthehet. Një rikthim i LDK’së, jo vetëm si lëpirje e plagëve të vjetra të 2021 dhe përsëritje e këtyre lëndimeve që LDK’ja i ka pas për shkak të moskuptimit të veprimeve tona shpeshherë, do të bën që LDK’ja me pas krejt një rol krejt të ri pas 9 shkurtit dhe një rol udhëheqës edhe kritik”, ka thënë Haziri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.