×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Koalicioni për Familje dënohet edhe me 7 mijë e 600 euro për deklaratat anti-LGBTQ+

    Reporteri
    01 Shkurt 2025 | 18:24

    Koalicioni për familje  në vendimit e një shkurtit është dënuar me 7 mijë e 600 euro, për gjuhën e përdorur ndaj komunitetit LGBTQ+, që sipas PZAP-së është urrejtëse ndaj një komuniteti të caktuar dhe ka për qëllim ofendimin, denigrimin dhe përçmimin e këtij komuniteti.

    Dy organizata të shoqërisë civile, CEL Kosova dhe Dylberizëm, u ankuan për gjuhën e përdorur nga kandidatët për deputetë nga ky koalicion, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Kjo për një deklaratë të bërë nga kandidati, Eman Rrahmani, i cili sipas PZAP-së është në kundërshtim me Kodin e Mirësjelljes.

    Koalicioni për familje  edhe gjatë ditës së djeshme është dënuar me 7 mijë e 500 euro, për gjuhën e përdorur ndaj komunitetit LGBTQ+. /Reporteri.net/

    Koalicioni për Familje dënohet edhe me 7500 euro për deklaratat anti-LGBTQ+

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!