Nga 20 mijë e 324 shtetas të Kosovës të regjistruar për të votuar në përfaqësi diplomatike për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, deri në orën 19:00, të drejtën e votës e shfrytëzuan mbi 70 për qind e tyre.
Kështu ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Siç njoftoi KQZ, 14 mijë e 463 qytetarë shfrytëzuan të drejtën e votës, pa i përfshirë qendrat e votimit në Washington, Otavë, Toronto dhe New York.
Procesi i votimit është zhvilluar në 43 vendvotime që u përkasin 16 ambasada dhe 14 konsullatave të Republikës së Kosovës, të cilat janë të vendosura në 19 shtete të ndryshme.
Ndërkaq numri i përgjithshëm i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar në këto 30 përfaqësi diplomatike të Republikës së Kosovës është 20 mijë e 324. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.