×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    KQZ shtyn deri më 6 shkurt afatin për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta

    Reporteri
    05 Shkurt 2025 | 17:28
    Fotografi ilustruese nga arkivi.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë afatin për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta deri më 6 shkurt 2025.

    Ky vendim është marr me qëllim të lehtësimit të regjistrimit të këtyre votuesve.

    KQZ ka funksionalizuar platformën online: https://vpnv.kqz-ks.org/

    Sipas KQZ-së, votuesit me nevoja të veçanta përfshijnë këto kategori:

    1.Personat me sëmundje apo aftësi të kufizuar për shkak të së cilës nuk mund të dalin nga shtëpia;

    2.Personat me lëvizje të kufizuar në institucione, si: spitale, shtëpi për të moshuarit dhe strehimore;

    3.Personat në rrethana të veçanta, të cilët nuk mund të shkojnë në vendvotim për shkaqe sigurie apo janë në arrest shtëpiak. Për të mundësuar votimin e personave të regjistruar si votues me nevoja të veçanta, KQZ do të angazhojë ekipet mobile në çdo komunë të Republikës së Kosovës, më 9 shkurt 2025.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!