Kryeministri Albin Kurti, gjatë fushatës në Gjilan ka theksuar problemet që sipas tij ia kanë pamundësuar përfundimin e autostradës për Gjilan. Për këtë arsyetim të tij, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka pasur një përgjigje.
Krasniqi tha se edhe këtë autostradë do të rregulloj partia që ai drejton sapo t`i fitoj zgjedhjet.
“Autostrada për Gjilan do të bëhet, do ta bëjë Partia Demokratike e Kosovës qysh i kemi ba të gjitha autostradat në këtë vend”, tha Krasniqi.
Krasniqi madje thotë se Qeveria Kurti nuk janë për të kryer punë por vetëm për të folur.
“Prej zoti Kurtit nuk e di pse kanë pritë njerëzit ky su kanë në gjendje me ndërtu një fabrikë të keqapit që e ka pas premtu që ka me ba e po më ndërton autostrada. Këta nuk janë për me kry punë, këta janë për me folë. Mua me vjen keq por katër vite më vonë muna me thanën që për me folë edhe për propagandë janë pa konkurrencë na mujnë, për punë, nuk din me kry punë”, tha Krasniqi në Klan Kosova.
Ai madje ka përmendur vetëm urën në Saradran si sukses të kryeministrit Kurti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.