Kandidatja për deputete nga LDK, Rrezarta Krasniqi ka thënë se plaprogrami i LDK-së është i realizueshëm dhe se është hartuar për të adresuar nevojat e qytetarëve, ndërsa ka thënë se partia në pushtet në garë është pa planprogram dhe duke u marrë me opozitën.
Krasniqi një intervistë për emisionin “Spotlight”, prodhim i gazetës online Reporteri.net, ka thënë se gjuha e përdorur nga kryeministri Kurti në fushatë është përçarëse dhe se ai me këtë gjuhë po i përçan edhe familjet kosovare.
“Ne si LDK jemi duke folë vetëm për të ardhmen, nuk jemi duke u marrë me gjuhën që po e bën partia në pushtet. Ne kemi një planprogram që është hartuar qe dy vite dhe kemi shumë projekte të mira që adresojnë hallet e qytetarëve dhe ato projekte janë krejt të implementueshme. Partitë tjera, ajo e cila është në pushtet nuk ka planprogram dhe po merret me të kaluarën, me partitë opozitare. Ajo gjuhë e përdorur nga kryeministri nuk është e mirë sepse po bën përçarje, tek e fundit partitë prapë bashkohen me punu për vendin, ndërsa qytetarët mes vete po i largon shumë, po i përçan edhe familjet për arsye se ju e dini si ka ardhë puna, krejt anëtarët e familjes nuk janë me një parti dhe dëgjojnë gjuhën propaganduese të tij e përçarëse që ka ky kryeministër”, tha Krasniqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.