×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Spotlight

    Krasniqi, LDK: Kurti është mashtrues dhe përçarës

    Reporteri
    04 Shkurt 2025 | 21:13

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që po synon edhe një mandat në Kuvendin e Kosovës, Rrezarta Krasniqi, e ka quajtur Kryeministrin Albin Kurti mashtrues dhe përçarës.

    Në një intervistë për emisionin “Spotlight”, Krasniqi e ka fajësuar Kurtin për prishje të raporteve me Shqipërinë, përkatësisht Kryeministrin Edi Rama.

    “Kemi pas një situatë jashtëzakonisht jo të mirë sepse ju e dini që siç janë marrëdhëniet mes dy kryeministrave Shqipërisë dhe Kosovës. Për herë të parë, merreni me mend ne kemi përçarje mes veti sepse kryeministri për mua është njeri mashtrues dhe përçarës”, ka thënë Krasniqi.

    Duke folur për masat ndëshkuese të BE’së ndaj Kosovës, Krasniqi ka thënë se Shqipëria ka qenë zëri i Kosovës në të gjitha takimet.

    “Kur unë s’kam mujt me fol, kanë fol anëtarët e Komisionit për Integrim Evropian nga Shqipëria”, ka shtuar ajo./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!