×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Krasniqi nga Demokracia Plus: Ngjyra shënjuese në gisht po fshihet lehtësisht, rrit rrezikun për votim të dyfishtë

    Reporteri
    09 Shkurt 2025 | 10:30

    Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka ndarë tri “vëzhgime” nga procesi zgjedhor që tashmë ka nisur në Kosovë.

    Ai ka thënë se ngjyra shënjuese po fshihet lehtësisht e që sipas tij e rritë rrezikun për votim të dyfishtë.

    “1. Shenjimi i gishtërinjve me ngjyrë dalluese po fshihet lehtësisht, duke rritur rrezikun e votimit të dyfishtë. Kjo përbën një hap prapa krahasuar me praktikën e mëparshme të përdorimit të ngjyrës së padukshme, pasi qytetarët mund të bien pre e presioneve për të votuar ose për të mos votuar.”

    “Vëzhgimi” i dytë i Krasniqit është që kabina e votimit është më e ulët dhe votuesit ulen në bankë, që sipas tij rrit rrezikun e cenimit të fshehtësisë së votës nëse një votues tjetër rri në këmbë.

    “2. Kabina e votimit është më e ulët dhe votuesit ulen në bankë, gjë që rrit rrezikun e cenimit të fshehtësisë së votës, veçanërisht kur një votues tjetër qëndron në këmbë.”

    “Vëzhgimi” i tretë dhe i fundit është se mundësia për të votuar deri në 10 kandidatë është e panevojshme sepse sondazhet tregojnë se shumica e qytetarëve mezi arrijnë të zgjedhin katër preferenca.

    Sipas tij kjo e ngadalëson procesin e votimit dhe numërimin e votave dhe e forcon kontrollin e liderëve partiakë mbi deputetët.

    “3. Mundësia për të votuar deri në dhjetë kandidatë në listë është e panevojshme, pasi sondazhet tregojnë se shumica e qytetarëve mezi arrijnë të zgjedhin katër preferenca. Ky proces jo vetëm që e ngadalëson votimin dhe numërimin e votave, por gjithashtu forcon kontrollin e liderëve partiakë mbi deputetët. Kandidatët lokalë do ta kenë shumë më të vështirë të zgjidhen, ndërsa do të favorizohen të preferuarit e liderit, të cilët përfitojnë më shumë hapësirë mediatike.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!