Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot ka zhvilluar disa takime në fshatrat e Malishevës.
Pas fshatit Turjakë, ai ka mbajtur një tubim edhe në fshatin Lubizhdë. Nga këtu ai ka thënë se në çdo fshat po gjejnë mbështetje, shkruan Reporteri.net.
Ai ka njoftuar se nga Malisheva, do të shkojë sonte në Shtime, Pozharan e Smirë.
Positmi i tij:
Pas Turjakës, u ndalëm në Lubizhdë. Edhe në këtë fshat të Malishevës, na pritën plot qytetarë me plot entuziazëm dhe thirrje të njëjtë për ndryshim.
Ndryshim të madh në vend!
Në çdo fshat e çdo takim, po gjejmë mbështetje. Po gjejmë qytetarë që kanë pritur një LDK si kjo. Që i përfaqëson, i kupton, i bëhet zë veprues në betejat që kanë. Këtë LDK tashmë e kanë. Prandaj lidhja jonë sot po vjen si uragan i djathtë mbarëkombëtarë!
Ju faleminderit!
Vazhdojmë në Shtime, Pozharan e Smirë sonte!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.