Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka theksuar sot se gjithnjë e më shumë qytetarë po i bashkohen vizionit për një Kosovë më të mirë.
Krasniqi thotë se edhe ata që në zgjedhjet e kaluara kanë votuar ndryshe, këtë herë po e mbështesin PDK-në.
“Shumë qytetarë, të cilët në zgjedhjet e kaluara kanë votuar ndryshe, këtë herë po vendosin për #MaMirë. Një shembull frymëzues është Liridoni dhe familja e tij e madhe, Berisha, nga Gjakova, të cilët tashmë po mbështesin PDK-në. Ky vendim është dëshmi e besimit dhe shpresës për një të ardhme më të mirë me PDK-në në qeverisje dhe Bedri Hamzën kryeministër,” deklaroi Krasniqi.
Ai shtoi se çdo qytetar është i mirëpritur në këtë rrugëtim për një Kosovë më të drejtë, më të fortë dhe më të zhvilluar.
“Faleminderit, Liridon, për mikpritjen tënde. Faleminderit të gjithë qytetarëve që po na jepni besimin tuaj gjithandej Kosovës. Jemi bashkë në misionin për një Kosovë që mundet dhe meriton ma mirë”, ka shkruar Krasniqi
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.