Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, gjatë një konference për media, tha se dita e zgjedhjeve sot është e rëndësisë historike për Republikën tonë.
Sipas tij, kjo ditë është e rëndësishme për demokracinë tonë. Prandaj ai ka bërë thirrje që të votohet.
“Në një demokraci, ju, populli, keni mundësinë të dëgjoheni në çdo zgjedhje. Mos e humbisni këtë mundësi. Mënyra për t’u dëgjuar është të dilni dhe të votoni. Sigurohuni që të votoni dhe të ushtroni të drejtën tuaj demokratike. Sigurohuni që të votoni dhe sigurohuni që të gjithë rreth jush të dalin dhe të votojnë. Ne besojmë në ju, populli i Kosovës. Besojmë që procesi zgjedhor të zhvillohet siç duhet dhe të ecë pa probleme. Më e rëndësishmja, edhe një herë: dilni dhe votoni”, tha Mustafa.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.