×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Mustafa: Vrulli dhe fuqia e LDK-së po rritet, qytetarët po llogarisin te ne

    Reporteri
    29 Janar 2025 | 11:17

    Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po shfaq një vrull të madh në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

    Gjatë konferencës për media, Mustafa tha se atmosfera aktuale është “e dëshirës së flaktë për ndryshim.”

    Sipas Mustafës, partia ka mobilizuar qindra e mijëra qytetarë, përfshirë ata që prej vitesh nuk kanë marrë pjesë në tubime politike, por që tani po i bashkohen kësaj partie.

    “Kemi qindra e mijëra njerëz që prej vitesh nuk vijnë në tubime politike e që tani po vijnë, çdo ditë e më shumë. Janë njerëz që po llogarisin tek ne që të kujdesemi për të ardhmen e Kosovës sepse e dinë që askush tjetër nuk do ta bëjë këtë.” – deklaroi ai.

    Ai e cilësoi LDK-në si të vetmen parti me një plan të qartë dhe me një ekip të përgatitur për të udhëhequr vendin.

    “Askush tjetër nuk ka aftësinë për ta bërë këtë. Askush tjetër nuk e ka planin për ta bërë këtë. Dhe askush tjetër nuk e ka udhëheqësin dhe ekipin për ta bërë këtë. Vetëm LDK-ja ka planin, programin, aftësinë, dijen, ekipin dhe udhëheqësin që të kujdeset për të ardhmen e Kosovës.” – tha tutje Mustafa.

    Në këtë drejtim, zëdhënësi i LDK-së bëri thirrje për një mobilizim të votuesve për pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 9 shkurtit.

    “Ju kërkoj e ju rikujtoj: bisedoni me familjen tuaj, bisedoni me miqtë tuaj, sigurohuni që më 9 shkurt të dalin dhe të votojnë për LDK-në që të sjellim ndryshimi që duam.” – përfundoi Mustafa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!