×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Në Leposaviq ende asnjë votues

    Reporteri
    09 Shkurt 2025 | 13:51

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e daljes në votime deri në orën 11:00.

    Sipas të dhënave të KQZ-së, komuna e Leposaviqit është e vetmja komunë ku nuk ka votuar ende asnjë qytetar me të drejtë vote.

    Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë gjithsej 13,876 qytetarë të regjistruar si votues në atë komunë, por se në kutitë e votimit nuk është hedhur asnjë votë deri në orën 11:00.

    Në Leposaviq janë hapur 18 qendra të votimit me gjithsej 26 vendvotime.

    Në vitin 2021, deri në orën 11:00 patën votuar 8.3 përqind e votuesve, apo 145 mijë e 650 votues. Në shifra i bie 23 mijë e 382 votues më shumë.

    Procesi i votimit deri më tani nuk është shoqëruar me ndonjë incident të madh.

    Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Deri më tani, në vend janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme.

    Për këto zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike me 1.280 kandidatë. /Reporteri.net/

    Dalja në votime deri në orën 11:00, mbi 23 mijë votues më shumë se më 2021

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!