Kandidati i LDK’së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka publikuar pamje të tubimit të mbajtur sot në Gollak, që e ka cilësuar si pritje madhështore.

Abdixhiku ka thënë se ky është standardi i tubimeve sot në lagje të Prishtinës, teksa ka shtuar se Kosova ka nevojë për ndryshim më 9 shkurt.

Në këtë tubim, Abdixhiku ka prezantuar planet për investime në kryeqytet, në vlerë 1.5 miliard euro.

Reklamë

“Gollak, Dega V, ju faleminderit! Ky është standardi i tubimeve sot në lagje të Prishtinës! ✌️”, ka shkruar Abdixhiku.

Abdixhiku: LDK dhe Prishtina më 9 shkurt bëhen një – fushata janë elektorale është bërë festë