×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Spotlight

    Rafuna, LDK: Qeveria Kurti na i bllokoi 5 milionë euro për Termokosin pa asnjë arsyetim – ende s’janë pajtuar me humbjen

    Reporteri
    03 Shkurt 2025 | 20:20

    Shefja e Asambleistëve të LDK’së, njëherit candidate për deputete nga kjo parti, Jeta Rafuna, ka treguar problemet që kanë pasur me Qeverinë Kurti si Kryeqytet për realizimin e projekteve.

    Në një intervistë për emisionin “Spotlight”, prodhim i Gazetës Online Reporteri.net, Rafuna ka deklaruar se qeveria ua ka bllokuar pesë milionë euro për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes,

    “Edhe bartjen e mjeteve na e kanë vonu deri në 7-8 muaj. Na i kanë blloku edhe pesë milionë euro për Ngrohtoren  “Termokos”…Na i kanë blloku pa asnjë arsyetim”, ka thënë Rafuna.

    Sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e ka pranuar humbjen e zgjedhjeve në vitin 2021 në Komunën e Prishtinës.

    “Nuk kisha mujt me besu qysh një qeveri e bllokon një kryeqytet vetëm për arsye sepse ata me sa po e shoh unë ende nuk janë pajtu me humbjen në Prishtinë në vitin 2021”, ka thënë Rafuna./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!