×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Fushata

    Tensione pranë tubimit të Kurtit në Skenderaj, gjuhen mjete piroteknike – intervenon Policia

    Reporteri
    27 Janar 2025 | 18:35

    Lëvizja Vetëvendosje po mban sonte tubim zgjedhor në Skënderaj. Me të arritur në qytet, Kryetari i VV’së, Albin Kurti, është pritur me brohoritje “Hashim Thaçi” e “PDK”.

    Sipas raportimeve të mediave, më vonë situata është tensionuar mes simpatizantëve të VV’së dhe PDK’së dhe se është dashur ndërhyrja e Policisë.

    Në disa pamje të publikuara shihet se pranë vendit ku është mbajtur tubimi janë hedhur mjete piroteknike.

    Reporteri.net ka pyetur Policinë për këto raportimeve, por deri në momentin e publikimit të tekstit s’ka marrë përgjigje.

     

    Kurtin e presin në Skënderaj me thirrje “Hashim Thaçi” e “PDK”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!