×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Voton Kurti: Përdoreni shansin për të vendosur për katër vitet e ardhshme

    Reporteri
    09 Shkurt 2025 | 9:56

    Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti ka votuar në Prishtinë.

    Kurti u bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e votës.

    “Ditë e re dhe mot me diell për zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që nga pavarësia. Inkurajoj secilin qytetar të votojë. Përdoreni shansin e lirisë për të vendosur për katër vitet e ardhshme”, tha Kurti.

    Kurti ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, mirëpo nuk u përgjigj nëse ka votuar edhe ajo kur u pyet nga mediat. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!