×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Zgjedhjet e 9 shkurtit, për herë të parë po votohet në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër

    Reporteri
    08 Shkurt 2025 | 9:56

    Procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të Kosovës po vazhdon në ambasadat e vendeve të ndryshme të botës.

    Për herë të parë po votohet edhe në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër.

    “Qytetarët e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar kanë mundësinë të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike në Londër, duke shënuar një moment historik në procesin zgjedhor. Votimi filloj në orën 07:00 dhe po vazhdon me pjesëmarrje të mirë të bashkatdhetarëve tanë. Nëse jeni të regjistruar, mos e humbni këtë mundësi historike – dilni dhe votoni”, thuhet në njoftimin e bërë nga ambasada e Kosovës në Londër.

    Votimi ka nisur nga ora 07:00 dhe do të mund të votohet deri në ora 19:00.

    Pamje nga votimi që po bëhet në Zvicër ka publikuar edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

    “Cyrih. Ora 08:04, temperatura -1 gradë. Ju dua shumë, aq sa nuk po di ta përshkruaj me fjalë”, ka shkruar ministrja.

    Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë njoftuar se paraqitja e dokumentit të identifikimit me afat është i domosdoshëm për të realizuar të drejtën e votës.

    Zgjedhjet parlamentare do të mbahen të dielën, më 9 shkurt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!