Janë zhdukur dy vajzë në Rahovec, ku njëra prej tyre është e mitur.
Për rastin e të miturës policia thotë se është raportuar se është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer dhe sipas personit që e ka raportuar rastin, kjo gjë ka ndodhur edhe më parë.
“Rr. Xhelal Hajda, Rahovec 13.11.2024 – 16:30. Me 15.11.2024 është raportuar se viktima femër kosovare e mitur është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer, sipas ankueses viktima e ka përsërit këtë rast edhe disa herë më parë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.
Ndërkaq, në rastine dytë është raportuar se hera e fundit qe familja ka kontaktuar me të ka qenë data 13 e këtij muaji.
“Rr. Xhevat Elshani, Rahovec 08.11.2024 – 11:00. Me 15.11.2024 është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe hera e fundit qe familja ka kontaktuar me të ka qenë data 13.11.2024. Rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në raportin e policisë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.