×
  • Lajme
  • Lajme

    Zhvillime dramatike: 9 ditë pas zgjedhjeve, NISMA-AKR e kalon pragun

    Reporteri
    15 Tetor 2019 | 13:43

    Koalicioni Nisma Socialdemokrate dhe AKR do të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës.


    Burime mirëinformuara brenda Nismës dhe KQZ-së, thonë se ky koalicion parazgjedhor shkon në 5.04 për qind.

    Ata kanë treguar për EO, se ky koalicion ka vota të mjaftueshme për të kaluar pragun zgjedhor prej 5 për qind.

    Me këtë përqindje, Nisma Socialdemokrate dhe AKR sigurojnë 6 ulëse.

    Nga këto 6 ulëse të Kuvendit, një do ta ketë Behgjet Pacolli nga AKR dhe kandidatja e kësaj partie, Myzejene Selmani, e cila ende nuk është konfirmuar; ndërsa 4 të tjerat do t’i takojnë Nismës.

    Fatmir Limaj, Vesel Krasniqi, Arbëreshë Krasniqi dhe Albulenë Balaj, janë kandidatët që pritet të jenë deputetë në legjislaturën e shtatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!