Tym i madh është parë në afërsi të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, mëngjesin e sotëm.
Siç mëson Gazeta Online Reporteri.net është djegur një lokal që gjendet në këtë pjesë.
Në vendin e ngjarjes shihen zjarrfikësit duke tentuar të shuajnë flakët.
Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se nuk raportohet për të lënduar si pasojë e zjarrit. /Reporteri.net/