×
  • Lajme
  • Lajme

    Zjarri në Katedralen “Notre Dame”, reagojnë Thaçi e Haradinaj: Fatkeqësi e madhe, bashkëndjejmë me popullin mik

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 23:16

    Katedralja Notre Dame në Paris sot është përfshirë nga zjarri. Për këtë ka reaguar edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj duke e quajtur fatkeqësi të madhe, shkruan Reporteri.net.


    Thaçi e ka quajtur këtë incident si një fatkeqësi kulturore me përmasa jo vetëm evropiane, por edhe botërore.

    “Fatkeqësi e madhe përfshirja në zjarr e katedrales historike Notre Dame në Paris. Një fatkeqësi kulturore me përmasa jo vetëm evropiane, por edhe botërore. Shpresoj që zjarri të shuhet dhe dëmi të riparohet sa më shpejt!”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

    Edhe kryeministri Haradinaj ka shprehur trishtimin për djegien e Katedrales.

    “I trishtuar për zjarrin që përfshiu gjatë ditës së sotme, monumentin 850-vjeçar të qytetërimit, Katedralën Notre-Dame de Paris! Kjo ngjarje i ka prekur miliona njerëz që bashkëjetuan ndër shekuj me këtë mrekulli të fesë, artit dhe kulturës. Bashkëndjej me Kryeministrin francez, Edouard Philippe dhe popullin e vendit mik, për këtë humbje të madhe”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!