Gani Dreshaj mendon se të gjitha partitë opozitare duhet të votojnë Qeverinë “Kurti”.
Zyrtari i lartë i AAK-së ka thënë se sovrani e ka votuar Kurtin dhe Vetëvendosjen për qeverisje dhe se duhet respektuar vullneti i popullit.
“Duke parë se vendi është në prag të krijimit të një qeverie të re, kërkoj që unanimisht të gjitha partitë opozitare t’ia japin pa kushte votën Qeverisë me kryeministër, Albin Kurtin.
Është sovrani ai që ka zgjedhur Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje si mandatare për krijimin e Qeverisë, andaj kjo zgjedhje duhet respektuar edhe nga deputetët që po ashtu janë zgjedhur nga populli. Shpresoj që Qeveria e re të mbajë shumicën e premtimeve të dhëna dhe përfituesi më i madh të jetë vetë populli.
Do t’ishte e shëndetshme për Kosovën si shtet sovran dhe i pavarur që Qeveria e re të votohej nga të gjitha partitë shqiptare, duke mos qenë pjesë e kushteve e shantazheve nga Lista Serbe. Personalisht, i uroj Albin Kurtit punë të mbarë e qeverisje në dobi të popullit”, shkruan Dreshaj në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.