Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka kritikuar ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, pasi që ky i fundit nuk po jep dorëheqje për shkak të vdekjes tragjike të 26 vjecarit në Qendrën e Studentëve.
Nushi ka thënë se ai e njeh ministrin Vitia dhe se ai kishte dhënë dorëheqje pas këtij rasti tragjik, mirëpo thotë se një gjë të tillë nuk e lejon ta bëjë kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
“Aq sa e njoh unë Arben Vitinë, ai tashmë do të kishte dhënë dorëheqje. Mirëpo, një gjë të tillë nuk e lejon Albin Kurti. Sepse Lëvizja Vetëvendosje udhëhiqet nga vetëm një njeri, pra ai është Albin Kurti. Ashtu edhe brenda qeverisë së tij, Kurti ka dëshiruar që gjithcka cka bëhet aty të pyetet ai”, ka thënë Nushi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.