×
  • Extra
  • Lista

    10 arsye jo fort të njohura që shkaktojnë dhimbje koke

    Reporteri
    28 Korrik 2021 | 22:54

    Nga moti, aromat e forta, qëndrimi i keq e deri te kafeina, shumë faktorë mund të ndikojnë te dhimbja e kokës. Lexoni në vijim për të kuptuar se çfarë mund ta shkaktojë dhimbjen e papritur të kokës.


    Moti

    Ndryshimet e temperaturës mund ta bëjnë më të mundshme migrenën. Pavarësisht nëse është një valë nxehtësie apo ftohtë, ndryshimi mund të shkaktojë një dhimbje koke. Shiu ose ndryshimet në presionin barometrik gjithashtu mund të çojnë në dhimbje koke. Ju nuk mund ta ndryshoni motin, por mund të vendosni syze dielli, të qëndroni të hidratuar dhe të shmangni diellin e mesditës.

    Aromat e forta

    Erërat e forta, madje edhe ato të këndshme, shkaktojnë dhimbje koke te shumë njerëz. Pse ndodh kjo është e paqartë. Aromat më të zakonshme janë bojërat, parfumet dhe lloje të caktuara lulesh.

    Aksesorët e flokëve

    Mënyra se si i mbani flokët mund t’ju dëmtojë kokën. Një bisht i shtrënguar mund të tendosë indin lidhës në lëkurën e kokës, duka shkaktuar dhimbje.

    Ushtrimet

    Aktiviteti i rëndë fizik ndonjëherë mund të çojë në dhimbje koke. Këto lloj dhimbje koke janë më të zakonshmet tek njerëzit që ka të ngjarë të kenë migrenë.

    Qëndrimi i keq

    Mënyra se si qëndron krijon presion në muskujt e kokës dhe qafës. A i përkulni shpatullat, përdorni një karrige pa mbështetje në pjesën e poshtme të shpinës, apo shikoni një monitor shumë të ulët ose shumë të lartë? Nëse keni dhimbje koke të shpeshta, ndryshimi i këtyre gjërave mund t’ju ndihmojë.

    Djathi

    Një shkas i migrenës për disa njerëz është djathi blu, çedër, parmixhan dhe zviceran. Problemi mund të jetë një substancë e quajtur tiraminë.

    Vera e kuqe

    Tiramina është gjithashtu te vera e kuqe dhe pije të tjera alkoolike. Përbërës të tjerë në verë gjithashtu mund të kontribuojnë në dhimbje koke. Për shkak se alkooli rrit rrjedhjen e gjakut në tru, efektet mund të jenë edhe më të forta.

    Mungesa e vakteve

    Dhimbjet e kokës nga uria nuk janë gjithmonë të kuptueshme. Nëse nuk hani, dhimbja mund të nisë para se të kuptoni se jeni të uritur. Problemi ka të ngjarë të jetë një rënie e sheqerit në gjak. Por mos u përpiqni të kuroni një dhimbje koke nga uria me një ëmbëlsirë. Ëmbëlsirat bëjnë që sheqeri në gjak të rritet dhe më pas të ulet edhe më shumë.

    Pirja e duhanit

    Pirja e duhanit mund të shkaktojë dhimbje koke. Tymi përmban nikotinë, e cila bën që enët e gjakut në tru të ngushtohen.

    Kafeina

    Nëse keni shumë dhimbje koke, kafeina në sasi të larta mund të jetë arsyeja. Nëse konsumohet në mënyrë të moderuar, kafeina e qetëson dhimbjen e kokës. Mos hiqni dorë papritur nëse vini re që keni dhimbje koke nga kafeina. Uleni dozën gradualisht.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!