×
  • Extra
  • Lista

    10 rregullat për një sezon turistik të sigurt nga Covid-19

    Reporteri
    11 Korrik 2020 | 11:39

    Së fundi, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë apel qytetarëve dhe turistëve të tregohen të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të COVID-19, përcjell albinfo.ch.


    Ajo u bën thirrje qytetarëve që të ruajnë higjienën dhe të respektojnë distancimin social.

    Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlone dhe në çdo ambient.

    Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 metra.

    Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë.

    Kujdes me përdorimin e ashensorit, respektoni distancimin dhe higjienen.

    Hapësira midis ndenjëseve dhe çadrave të pushuesve duhet jo më pak se 3.5 metra distancë.

    Shmangni grumbullimet e çdo lloji. Shmangni ambientet e mbyllura, konsumoni ushqim në ambiente të hapura.

    Mos këmbeni aksesorët e plazhit me të tjerët. Ruani higjienën vetjake.

    Nëse keni temperaturë, mos u nisni për udhëtim dhe mos frekuentoni plazhin. /Albinfo.ch

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!