×
  • Extra
  • Lista

    10 shenjat që tregojnë se jeni të lënë pas dore në një lidhje – si të veproni?

    Reporteri
    22 Tetor 2019 | 14:41

    Kur dy njerëz bëhen së bashku ata secili kanë dëshirat, pritjet, kufijtë e tyre dhe kur ndonjëri prej tyre nuk përputhet ka tendencë të pasojë kaosi.


    Nëse vërtetë e doni dikë truri mund të ju mashtrojë në disa mënyra, shkruan Reporteri.net.

    Por ja si mund t’i identifikoni shenjat e zakonshme të një marrëdhënie të njëanshme ku ndjeheni të lënë pas dore.

    1. Ndjeheni sikur ju bëni gjithmonë planet.

    Jeni ju iniciatorët e çdo aktiviteti që bëni së bashku.

    2. Ndjeheni nervozë kur përdorni fjalë si marrëdhënie, i dashur/e dashura etj.

    Nuk e keni ende të qartë nëse mund ti reforeheni me fjalët si i dashur/e dashur, lidhje serioze apo vetëm po kaloni kohë së bashku.

    3. Ju përshtateni me intimitetin shpirtëror të tyre.

    Nganjëherë një person do ju tregojë se kanë ndonjë lloj shqetësimi me intimitetin. Ndoshta ata janë të mërzitur nga një përvojë e kaluar. Sido që të jetë, ju mund ta tretni atë informacion si një formë intimiteti, sepse ata po ndajnë diçka personale me ju. Mundohuni të mos e bëni atë.

    4. Ata nuk po krijojnë një “hartë dashurie”.

    Nëse personi që po takoni nuk po përpiqet të ju njohë në brendësi atëherë kjo është një shenjë e vërtetë e një marrëdhënie të njëanshme.

    5. Ata tregojnë pak interes për jetën tuaj.

    Nëse nuk tregojnë interes për të njohur familjen tuaj dhe për të kaluar kohë me shoqërinë tuaj atëherë nuk po ju kushtojnë mjaftueshëm vëmendje.

    6. Ju vazhdimisht që bëni planet e juaja të përshtaten në tyre.

    Jeni vetëm ju që bëni sakrifica për të kaluar kohë së bashku.

    7. Ata anulojnë shumë shpesh planet.

    Le të themi që keni në plan të shihni një film së bashku pasditen e së dielës dhe anulon planet duke thënë që nuk ndjehet mire. Kjo është shenjë vlen vetëm nëse përsëritet.

    8. Ata e përdorin punën si arsye për të ju mbajtur në pëllëmbë të dorës.

    Nëse janë karrieristë është gjë e mirë nëse të paktën kohën e lirë e ndan me ju.

    9. Jeni ju që e mbani bisedën

    Jo të gjithë janë folës të shkëlqyeshëm, por nëse ka një ndryshim të dukshëm në reagimin e tyre dhe nuk hasni në përgjigje atëherë mund të jeni në një terren të pabarabartë.

    10. Folin shumë pak për të ardhmen

    Qëllimi në shumicën e marrëdhënieve është e ardhmja së bashku. Nëse po mendojnë një të ardhme së bashku atëhere ka shumë të ngjarë që do ta shprehin qoftë në formën e planeve të largëta (një martesë) ose aktuale.

    Pasi i patë shenjat kanë mbetur vetëm hapat që duhet të merrni: 

    Gjëja e parë që duhet të bëni është të filloni një bisedë të sinqertë por jo në formë akuze.

    Kjo ju jep një shans për të mësuar pse po sjellën në këtë mënyrë, shkruan Reporteri.net.

    Cilëndo përgjigje që merrni mundohuni të mos i fajësoni dhe përfundimisht mos e fajësoni veten.

    Ju nuk mund ta detyroni dikë të bëjë një hap përpara, por ju mund të bëni një hap prapa.
    Fuqia është e juaja për të bërë lëvizjen tjetër. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!