×
  • Extra
  • Lista

    4 gjërat që e bëjnë lidhjen tuaj të dëmshme

    Reporteri
    25 Tetor 2019 | 15:50

    Ju meritoni të ndiheni të sigurtë në marrëdhënien tuaj. Abuzimi emocional, verbal ose fizik nuk është faji juaj.


    Nëse ndjehesh sikur po trajtohesh keq, me siguri je. Dëgjo instiktin tënd. Marrëdhëniet e shëndetshme ju bëjnë të ndiheni mirë me veten tuaj, marrëdhëniet jo të shëndetshme jo, transmeton Reporteri.net.

    Gënjeshtra, mashtrimi, xhelozia dhe mosrespektimi janë shenja të një marrëdhënie jo të shëndetshme. Kështu po mundohet të ju kontrollojë partneri.

    Disa nga shenjat e një marrëdhënie jo të shëndetshme janë kur partneri vepron si më poshte:

    ~Duke ju gjurmuar se ku je dhe me kë je.
    ~Duke ju kontrolluar telefonin dhe rrjetet sociale pa leje.
    ~Duke ju mbajtur larg miqve ose familjes.
    ~Duke ju ndaluar aktivitete të caktuara.

    Nëse ndonjë nga këto gjëra është e vërtetë, dijeni se është shumë më mirë të jesh vetëm sesa në shoqëri të gabuar.

    Njihuni më mirë me veten, kuptoni vlerat e parimet tuaja dhe mos kini frikë të largoheni nga çdo marrëdhënie që nuk është në përputhje me to. Jini të vërtetë me veten dhe marrëdhëniet e duhura do të vijnë në kohë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!