4 shenja që tregojnë se ai nuk bën për ju, edhe nëse është person i mirë

Couple after a fight sitting on bench

Shpeshherë keni tendenca për t’u futur me një lidhje posa të zbuloni që keni një lloj lidhje me të apo disa shkëndija pasioni. Por, koha kalon dhe ju filloni ta kuptoni që me të vërtetë nuk ju pëlqen apo nuk përshtateni tërësisht me këtë person.


Në fillim të lidhjes zakonisht bëni vendimet për shkak të joshjes që e ndjeni, në vend se të mendoni realisht dhe logjikisht për t’i marrë vendimet e duhura.

Pas një kohe filloni të përjetoni gjëra të ndryshme dhe shumica nga to janë shenja që tregojnë se ai nuk është për ju.

Nuk ndjeheni komode kur ai është afër jush

Pavarësisht se cila është arsyeja, ju nuk ndjeheni komod afër tij! Ndjeheni sikurse jeni duke aktruar apo thjesht po përpiqeni shumë të paraqiteni e lumtur para tij. Kjo do të thotë se po përpiqeni të jeni shoqe e dikujt dhe lidhje të tilla nuk zgjasin shumë.

Ka më shumë mendime të ndryshme sesa marrëveshje

Është e vërtetë se dy njerëz asnjëherë nuk mund të pajtohen për çdo gjë, por gjithmonë njëri nga ta duhet të arrijë kompromis në një pikë për ta bërë lidhjen të zgjatë. Sidoqoftë, nëse gjëra të tilla ndodhin në suaza të rregullta, atëherë është koha ta kuptoni se ai nuk është për ju!

Nuk ndjeni emocione kur e takoni

A e gjeni veten duke shikuar në pasqyre para se ta takoni? Apo vazhdoni të provoni fustane një pas një pas një kur e dini se do ta takoni? Nëse përgjigja është jo, kjo do të thotë se nuk keni emocione që do të takoheni me të.

Nuk dëshironi që ai të takohet me shoqërinë tuaj

Nëse nuk dëshironi që ai të takojë shoqërinë tuaj, kjo do të thotë se frikësoheni se shoqërisë suaj nuk do t’i pëlqejë, apo thjesht dëshironi t’i mbani disa sekrete për vete.