×
  • Extra
  • Lista

    4 shenjat trupore që tregojnë se ai është në dashuri me ju

    Reporteri
    22 Gusht 2019 | 15:01

    Jo të gjithë meshkujt ndajnë ndjenjat e sidomos kur është puna për të shprehur dashurinë.


    Megjithatë, pjesa e mirë është se ju mund të kuptoni shumë për një mashkull nëse ai është në dashuri apo edhe nëse po ju pëlqen duke i analizuar shenjat trupore.

    Këtu gjeni disa nga 4 shenjat më të zakonshme që një mashkull me ndjena i bënë:, raporton “FEMINA”, transmeton lajmi.net.

    Ai dëshiron të ju prek: natyrisht jo në një mënyrë që juve ju mërzit, por ai kërkon mënyra të ju prek dorën tuaj, fytyrën, ose të ju largoj flokët nga fytyra.

    Ai do të jetë nervoz pranë jush: Kur një burrë ka ndjenja për ju, ai zakonisht do jetë pak me emocione kur gjendet pranë jush. Dhe kjo do të shfaqet me një tendencë për të luajtur me qafën e tij dhe gishtërinjtë, një mënyrë për të qetësuar veten e tij.

    Një tjetër shenjë është kur ai ndjehet në një lloj sikleti, pa marr parasysh se sa i sigurt mund të jetë në vetvete, kur ai është pranë jush ndjehet nervoz dhe në siklet si dhe shpesh herë mund edhe të skuqet kur flet me ju, por kjo nuk është gjë e keqe, me kalimin e kohës do lirohet me ju – kjo është thjeshtë shenjë që tregon se ai ju pëlqen dhe nuk dëshiron të dal keq pranë jush.

    Ai mundohet të afrohet pranë jush: Përsëri, jo në një mënyrë të çuditshme dhe që ju mërzit, ai thjeshtë dëshiron të jetë më pranë kur rrini së bashku. Po ashtu, çka duhet të përmendet është se nëse gjeni që ai shmang shikimin me ju është për shkak se nuk dëshiron të i shfaq ndjenjat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!