×
  • Extra
  • Lista

    5 gjërat që njerëzit e mençur nuk i thonë kurrë

    Reporteri
    10 Qershor 2019 | 21:14

    Ekzistojnë shumë gjëra që nuk duhet t’i thuash kurrë në punë. Këto fraza kanë fuqi të veçantë: mund të të bëjnë të ngjash shumë keq, edhe nëse fjalët janë të vërteta.


    Dhe më e keqja është që asnjëherë s’mund t’i kthesh mbrapsht, dhe do luajnë një rol të madh në ngadalësimin e karrierës tënde nëse i thua shpesh.


    Ndryshimi teknologjik po ndodh aq shpejt sa edhe një proces gjashtë muaj i vjetër mund të quhet i dalë jashtë mode. Të thuash që “kështu e kemi bërë gjithmonë” të bën të tingëllosh dembel dhe rezistent ndaj ndryshimit, por edhe mund ta bëjë shefin tënd të mendohet dy herë për ty. Nëse gjërat janë akoma ashtu siç kanë qenë para se të vije ti, nuk po bën diçka si duhet.

    “Nuk është faji im.” Asnjëherë nuk duhet t’ia hedhësh fajin dikujt tjetër. Mbaj përgjegjësi. Nëse ke patur një rol, sado të vogël, në gjënë që ka shkuar keq, pranoje. Nëse jo, jep një shpjegim objektiv për atë çfarë ka ndodhur. Qëndro tek faktet, dhe mos dil në përfundime për kolegët e tu – lëre shefin tënd të mirret me këtë pjesë.

    “Nuk mundem.” Njerëzve nuk iu pëlqen ta dëgjojnë këtë sepse iu duket sikur po iu thua “nuk dua”. Kjo do të thotë që ti nuk dëshiron të bësh atë që duhet për ta kryer një detyrë. Nëse realisht të mungon aftësia për ta mbaruar një detyrë, atëherë ofro një zgjidhje alternative.

    “Nuk është e drejtë.” Të gjithë e dimë që jeta nuk është e drejtë. Kur e thua, duket sikur mendon që jeta duhet të jetë e drejtë, dhe të bën të dukesh naiv dhe i papjekur. Nëse nuk do të dukesh keq, bazohu tek faktet, ji konstuktiv, dhe anashkalo interpretimet e tua.

    “S’është puna ime.” Kjo frazë shpesh sarkastike të bën të tingëllosh sikur ke ardhur në këtë punë që thjesht të bësh minimumin e kërkuar për të marrë një rrogë. Nëse shefi të kërkon diçka jashtë pozicionit tënd të punës (sigurisht, brenda etikës dhe moralit), gjëja më e mirë që mund të bësh është ta kryesh me entuziazëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!