×
  • Extra
  • Lista

    6 libra që Ismail Kadare rekomandon t’i lexoni patjetër

    Reporteri
    12 Nëntor 2019 | 14:56

    Në vitin 2014, The Week publikoi listën e gjashtë librave që Ismail Kadare propozon për lexuesit e tij, libra të autorëve tjerë të cilët duket se shkrimtarit shqiptar i kanë lënë mbresë gjatë leximit.


    “Ferri” – Dante Aligieri

    Ky është libri i parë i Aligierit në kuadër të Komedisë Hyjnore, pasuar nga Purgatori dhe Parajsa. “Ferri” merret me njohjen dhe refuzimin e mëkatit, në rrugën drejt Zotit.

    “Don Kishoti” – Miguel de Cervantes Saavedra

    Ky libër flet për aventurat e Don Kishotit. Historitë mbi kalorësit legjendarë vazhdonin të ishin ende shumë të lexuar në periudhën kur Servantesi shkroi Don Kishotin. Këto lloj historish e idealizonin kalorësin i cili vriste dragonj, monstra dhe ushtri të pafundme armiqsh.

    “Makbethi” – Shekspiri

    Kadare është ngazëllyer nga Shekspiri dhe sidomos nga tragjedia e Makbethit. Makbethi eshtë njëra ndër tragjeditë e Shekspirit ku paraqitet lufta e përgjakshme për pushtet ne Skoci gjatë shekullit XI. Makbethi është një gjeneral në ushtrinë e mbretit dhe një ditë krejt papritur ai ndeshet me një magjistare. Magjistarja parashikon fatin e tij dhe i tregon se një ditë ai do të bëhej mbret, por se nuk e dinte se ku.

    “Frymë të vdekura” – Nikolai Gogoli

    Libri është shkruar në vitin 1842, ndërsa nisi me një letër që Pushkini i dërgoi Gogolit ku i tha se duhej të shkruante një roman mbi Don Kishotin në stilin rus. Mentaliteti, fajet, shfajësimet, morali rus është kryesori në këtë vepër.

    “Procesi” – Franc Kafka 

    “Nderi i humbur i Katerina Blumit” – Hajnrih Bel 

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!