7 fakte që nuk i keni ditur për kafenë turke

Konsumimi i kafesë për shumicën prej nesh është një ritual i përditshëm. Adhuruesit e kafesë nuk e fillojnë ditën pa këtë pije ‘magjike’. Kafeja turke është më shumë kulturë se sa pije, ndërsa në botë kjo është e njohur për shkak të bisedës, mënyrës së përgatitjes dhe shërbimit tradicional. Disa madje do shtonin edhe thashetheme me një filxhan kafe.


  • 1. Kafeja turke nuk vjen nga Turqia

Provat e para për pirjen e kafesë me siguri vijnë nga Jemeni në shekullin e 15. Nga atje u përhap në Kajro dhe Mekë. Disa kronistë të famshëm të periudhës osmane thonë se në vitin 1640 është hapur kafiterija e parë në Konstantinopojë. Emri rrjedh nga fjala arabe qahwah. Rëndësia e kafesë në kulturën turke është parë në fjalën mëngjes, që në turqisht- kahvalti që do të thotë “para kafesë”.

  • 2. Cilësia është te kajmaku

Nëse dëshironi të dini nëse keni marr kafe të mirë turke duhet të shikoni kajmakun në krye të filxhanit. Ky lloj i kafesë është me kajmak karakteristik të butë. Falë kajmakut kafeja qëndron e nxehtë një kohë më të gjatë.

  • 3. Uji ka qëllim

Kafeja turke zakonisht shërbehet me një gotë të vogël uji. A keni menduar ndonjëherë pse është kështu? Pirja paraprakisht e ujit do ju ndihmojë ta ndjeni shijen e vërtetë të kafesë ndërsa pas konsumimit të kafesë do ju ndihmojë ta shpërlani qiellzën nga mbeturinat e pa filtruara.

  • 4. Llokumi bën që gjithë rituali të jetë më i mirë

E tëra është kur ka gjithçka, forma e qelqit, ngjyra e kafesë dhe një copë llokum e bëjnë pasqyrën e plotë kur është fjala për kafe turke. Llokumi shton ëmbëlsinë e shijes së hidhur të kafesë turke- e cila është e rëndësishme për ata që pinë kafe pa sheqer. Apo siç thonë në Turqi ‘të hamë ëmbël që të flasim ëmbël’.

  • 5. Vjehrrat vlerësojnë dhe gjykojnë

Nuset e ardhshme kini kujdes: vjehrrat e juaja në Turqi në bazë të asaj se si e keni përgatitur kafenë si dhe mënyrën e shërbimit të kafesë kanë të drejtë të ju vlerësojnë dhe gjykojnëJ. Në fakt në shumë familje kjo është prova e parë e nuses së re, ajo përgatit kafenë vjehrrës dhe më pas vjen edhe vlerësimi. Pra përpiquni që ta shmangni turpin dhe thashethemet në publik J

  • 6. Nuset vendosin kripë

Në traditën turke një nga mënyrat për përcaktimin e burrërisë së dhëndrit të ardhshëm është hedhja e kripës në kafe. Me kripën nusja sinjalizon ndjenjat e saja ndaj dhëndrit të ardhshëm. Në fakt kripa e tepërt në kafe tregon se vajza nuk është e interesuar për djalin, sasia e mesme e kripës tregon se djali është i mirë ndërsa sasia minimale e kripës tregon se djali ka shans të mirë dhe se vajza është e gatshme për tu martuar. Nëse kandidati për dhëndër e pinë gjithë filxhanin me kafe të kripur, si në këtë mënyrë tregon pjekurin e tij por edhe gatishmëri të martohet me vajzën.

  • 7. Kafe turke nën mbrojtjen e UNESCO-s

Kafeja turke është vendosur në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-së. Vendimi është marr në seancën e 8-të të Komitetit ndërqeveritar të UNESCO-s të mbajtur në vitin 2013 në kryeqytetin e Azerbejxhanit, Baku.

Thonë sa më shumë i bëni gjërat me dashuri, më shumë dhe më gjatë kënaqeni me to. Nga e kaluara, është ditur se kur shkoni në gosti të shërbejnë kafe dhe llokum. Kjo kënaqësi e ëmbël ekziston shumë vite si traditë.

Dhe vërtetë është e ëmbël: kafe turke dhe llokum me arra dhe plot energji!