×
  • Extra
  • Lista

    8 thënie nga Bob Ross që do të kthejnë buzëqeshjen në fytyrën tuaj

    Reporteri
    09 Maj 2020 | 9:50

    Bob Ross ishte një piktor dhe artist. Po ashtu moderator i programit televiziv “Kënaqësia e të Pikturuarit”. Ai arriti të fitonte tre Emmy Awards.


    Në çdo episodë të këtij programi, Ross u mësoi të tjerëve teknika pikturimi, duke u bërë kështu një piktor mësues për masën.

    Jo gjithmonë ishte një hipi i dashur me një zë të ëmbël, që bëri shumë njerëz të dashurohen me pikturën.

    Në moshën 18 vjeçare ai hyri në Ushtrinë Ajrore Amerikane dhe u bë një rreshter.

    Por ishte gjatë trajnimit të tij, ku ai zbuloi se kishte një shije për pikturën dhe i premtoi vetës se nëse ndonjëherë do ta linte ushtrinë, kurrë nuk do ta ngriste zërin kundër dikujt.

    Ai e mbajti premtimin e tij. Duke ndjekur pasionin që kishte, u bë ndër mësuesit më të mrekullueshëm.

    Ja ku janë 8 thënie të Bob Ross që do të kthejnë buzëqeshjen në fytyrën tuaj.

    “Shiko përreth. Shiko gjithë atë që ke. Bukuria është çdo kund-thjesht duhet të shikosh që ta shohësh.”

    “Talenti është një interes i përfituar. Çdo gjë që doni ta arrini me praktikë, mund ta bëni.”

    “Ne nuk bëjmë gabime. Thjesht aksidente të lumtura.”

    “Për të parë dritën, duhet të kemi errësirën.”

    “Kjo është bota yte. Ti je krijuesi. Gjeni lirinë. Besoni se mund ta bëni, sepse ju mundeni!”

    “Nuk ka asgjë në këtë botë që tërheq suksesin sikur suksesi.”

    “Mendoj që ka një artist të fshehtë brenda secilit prej nesh.”

    “Është e rëndësishme të bëjmë diçka çdo ditë që na bën të lumtur.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!