×
  • Extra
  • Lista

    Disa pyetje për t’i bërë vetes nëse keni dyshime në lidhje me partnerin

    Reporteri
    19 Maj 2021 | 23:01

    Është shumë e natyrshme që me raste të ndiheni të pasigurtë për marrëdhënien tuaj. Zakonisht kjo ndjesi të shoqëron gjatë periudhës së fillimit të lidhjes, derisa ta ndjeni me siguri që jeni zgjedhja e duhur për njëri-tjetrin.


    Sidoqoftë, dyshimet, dilemat dhe pikëpyetjet mund të na shoqërojnë në çdo moment dhe injorimi i tyre nuk është zgjidhje. Para çdo vendimi që të merrni në lidhje me partnerin, bëjini vetes gjithë pyetjet më poshtë dhe reflektoni duke parë vërtet situatën si është.

    1.

    “Sa shpesh më ndodh të ndihem kështu?”

    2.

    “A po punojmë bashkë ne të dy për t’i zgjidhur problemet tona?”

    3.

    “A është kjo marrëdhënie si gjithë lidhjet e mia të shkuara?”

    4.

    “A ndihem e sigurtë dhe e përkujdesur?”

    6.

    “A jemi gati si unë dhe ai për të bërë kompromis?”

    7.

    “Mund të mbështetem tek ai për çfarëdolloj gjëje?”

    8.

    “A po ndikon kjo lidhje negativisht tek vetëbesimi im?”

    9.

    “I pranoj dot unë ndryshimet që ka mes nesh?”

    10.

    “A kemi të dy të njëjtin qëllim?”

    11.

    “Ku e shoh veten pas 1 viti?”

    12.

    “E sheh dhe ai jetën njësoj si unë?”

    13.

    “A komunikojmë aq sa duhet?”

    14.

    “A më pëlqen vetja kur jam pranë tij?”

    15.

    “Jam e lumtur?”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!