×
  • Extra
  • Lista

    “Edhe netët më të errëta do të përfundojnë dhe dielli do të rilindë…”

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 13:18

    Më poshtë do të mund të lexoni disa nga thëniet më të bukura nga librat më të bukur:


    “Edhe netët më të errëta do të përfundojnë dhe dielli do të rilindë”. – “Të mjerët”, Viktor Hygo

    “Njëzet vjet më vonë nga tani ti do të zhgënjehesh më tepër nga gjërat që nuk ke bërë, se sa nga gjërat që ke bërë”. – “P.S. Të dua!”, H. Jackson Brown Jr.

    “Çdo jetë njeriu ka të njëjtën vlerë dhe vlen po njësoj të shpëtohet”. – “Harry Potter dhe dhuratat e vdekjes”, J. K. Rowling

    “Respekti është krijuar për të mbushur hapësirën boshe ku duhet të ishte dashuria”. – “Ana Karenina”, Leo Tolstoy

    “Qëllimi nuk është të jetosh përgjithmonë. Qëllimi është të krijosh diçka që do të jetojë përgjithmonë”. – “Ditari”, Chuck Palahniuk

    “Shumë njerëz janë të sjellshëm vetëm kur i sheh”. – “Të vrasësh zogun përqeshës”, Harper Lee

    “Kur dikush largohet, kjo do të thotë se dikush tjetër është duke ardhur”. – “Zahiri”, Paulo Coelho

    “Janë zgjedhjet tona ato që tregojnë se kush jemi në të vërtetë, më tepër se sa aftësitë tona”. – “Harry Potter dhe dhoma e të fshehtave”, J. K. Rowling

    “Kur ti dëshiron diçka, gjithë universi punon duke të ndihmuar që ta arrish atë gjë”. – “Alkimisti”, Paulo Coelho

    “Të gjitha familjet e lumtura ngjajnë me njëra-tjetrën; çdo familje fatkeqe është fatkeqe në mënyrën e vet”. – “Ana Karenina”, Leo Tolstoy

    “Jam shumë e frikësuar, sepse jam pafundësisht e lumtur dhe një lumturi e tillë është e frikshme. Mund të jesh kaq e lumtur, vetëm kur jeta do të përgatisë për të marrë diçka prej teje”. – “Gjuetari i balonave”, Khaled Hosseini / Një Mendje e Bukur

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!