×
  • Extra
  • Lista

    Maska që sfidon dhe Botox-in, si të dukeni 10 vite më e re

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 22:52

    Në ndryshim nga pjesët e tjera të trupit, fytyra është ajo që pëson e para veprimin e radikaleve të lira, rrezeve të diellit, por edhe përbërësve toksikë që gjenden në ajër, në produktet kozmetike etj. Si rrjedhojë, me kalimin e viteve ajo humbet elasticitetin dhe shfaqen rrudhat e para në lëkurë.


    Për të përgatitur maskën me efekt shtrëngues, ju nevojiten: 1 vezë, 1 lugë gjelle vaj argani, 1 kapsulë vitaminë C ose 15 pika lëng limoni dhe 10 pika vaj esencial vaj temjani.

    Përgatitja: Rrihni fillimisht vezën dhe shtoni një nga një përbërësit e tjerë. Këshillohet që vitaminë C ta lini për në fund, pasi veza dhe vajrat esencialë janë lidhur me njëri-tjetrin. Pasi ta keni përzier mirë e mirë, ruajeni në frigorifer për të paktën 24 orë. Mund ta filloni ta përdorni nga dita e nesërme. Mjafton që ta lini të pushojë jashtë frigoriferit për 30 minuta dhe më pas ta aplikoni direkt në lëkurë. I gjithë sekreti i kësaj maske qëndron tek përbërësit e saj, të cilët do t’i shpjegojmë si më poshtë, transmeton Living.

    Veza është një minierë e vërtetë vlerash ushqyese, si proteina, hekur, magnez, vitamina B2,B3,B6 dhe B12, A, D dhe E, zink dhe kalcium. Të gjithë këta përbërës ushqejnë lëkurën, nxisin prodhimin e elastinës dhe parandalojnë veprimin e radikaleve të lira, si dhe kanë efekt shtrëngues. Nga ana tjetër, vaji i arganit është i pasur me shumë antioksidantë, acide yndyrore oleine dhe linoleike, të cilat e bëjnë lëkurën më të shndritshme dhe të hidratuar.

    Vitamina C, njohur ndryshe si acidi askorbik, rigjeneron lëkurën e fytyrës, eliminon qelizat e vdekura, eliminon njollat kafe dhe parandalon shfaqjen e rrudhave. Vaji i temjanit me të drejtë meriton të quhet “ Mbreti i Vajrave “. Ky vaj është përdorur që në kohët e lashta si një vaj esencial shumë i çmuar dhe i vyer për cilësitë e tij. Ai ka në përmbajtjen e tij përbërës me veti antioksiduese që rigjenerojnë lëkurën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!