×
  • Extra
  • Lista

    Vendet ku këmba e grave kurrë nuk ka shkelur

    Reporteri
    27 Prill 2019 | 9:24

    Megjithëse vendet ku gratë ndalohen të hyjnë  janë shumë të rralla, ato ende ekzistojnë. Këta janë kryesisht tempujt fetarë, por ka edhe taverna, klube dhe parqe  ku këmbët e një gruaje nuk mund të  shkelin, transmeton Reporteri.net.

    Më poshtë ju sjellim disa prej tyre:    

    Omine  

    Ky vend u shpall trashëgimi kulturore në vitin 2004, pavarësisht faktit që femrave u ndalohet të shkojnë atje, sepse siç thuhet mund të “tundojnë” njerëzit që janë atje, por edhe për arsye të tjera fetare. Omine është e vendosur në Japoni dhe në malet e saj ndodhet një manastir nga shekulli i tetë.

    Mali Atos, Greqi  

    Atos, u shpall Trashëgimi Kulturore Botërore në vitin 1998 dhe madje edhe burrat duhet të marrin një leje të posaçme për ta vizituar atë. Grave u ndalohet të afrohen më pak se 500 metra. Që nga shekulli 11 grave u është ndaluar të futen në këtë manastir me qëllim të shmangies së kontaktit me murgjit që jetojnë atje. Mali Athos është një enklavë prej 20 manastirësh.

    Plazh Mlimadi  

    Ky plazh ndodhet në Afrikën verilindore dhe i përket arkipelagut të ishullit të Komoros. Komuniteti fetar që jeton atje ka bërë presion mbi autoritetet për të ndaluar ardhjen e grave në këtë ishull.

    Okinoshima  

    Pasi që  konsiderohet një vend i shenjtë, ardhja e grave është e ndaluar në këtë ishull japonez. Ky vend është i banuar ekskluzivisht nga burrat dhe çdo vit në maj lëshohen 200 leje të posaçme për vizitorët meshkuj.

    Tobogani ekstrem i ujit në Gjermani  

    Ky është një rast ekstrem ku ndalimi nuk ka të bëjë fare me fenë. Parku i Galaxy Erding në Gjermani u ndaloi grave të vizitonin disa atraksione ujore, pasi disa gra pësuan plagë gjenitale pas rrëshqitjes në shpejtësi deri në 70 km / h, transmeton reporteri.net.

    https://www.youtube.com/watch?v=fw__l0XFmHc

    Tempulli Haji Ali Dargah 

    Tempulli i Haji Ali Dargah ndodhet në ishullin Vorli në jug të Bombeit në Indi. Në këtë ishull gjendet varri i Pira Sufi Pira Aji Ali Bujhari, mauzoleumi i të cilit ndalon hyrjen e grave që nga viti 2011. Arsyeja është se gratë kanë menstruacione dhe sipas tyre  kjo i bën ato të “papastërta”. E njëjta gjë ndodh në shumë tempuj hindu.

    Kafenion  

    Ekzistojnë disa taverna tradicionale greke, të njohura si kafenion, që nuk lejojnë hyrjen e grave. Këto janë vende ku meshkujt mund të takohen, të luajnë letra, të flasin, të pinë duhan dhe të argëtohen.

    Klubi i zotërinjve të bardhë

    Këto klube, ekskluzivisht për të pasurit, u bënë të njohura në shekullin e 19-të, kur gratë u ndaluan të hyjnë. Ka ende disa në Britani të Madhe. Më i rëndësishmi nga ta është Klubi i Zotërinjëve të Bardhë, vendi ku Princi Çarls festoi ditën e tij të fundit të beqarisë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!