×
  • Show Time
  • Show Time

    A po ndahet Majk nga BabaStars? Kënga e fundit e paralajmëron këtë

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 7:28

    A po ndahet Majk nga BabaStars? Kënga e fundit e paralajmëron këtë.


    Reperi dhe këngëtari Majk ka publikuar sot këngën e tij më të fundit “Marr” që është një bashkëpunim i tij me reperin Ledri Vula.

    Por, ajo që ka rënë në sy është se ai nuk e ka publikuar këngën në kanalin e BabaStars në YouTube por në kanalin e tij

    Majk sonte lansoi këngën e tij më të re, një këngë me ritme verore në bashkëpunim me reperin tjetër Ledri Vula. Por, ajo çfarë bie në sy është se reperi nuk e ka publikuar këngën në kanalin e BabaStars në YouTube, siç bën shumicën e herëve.

    Ai këtë e ka bërë duke e publikuar në kanalin e tij.

    Mund të ndodh që Majk nuk e ka bërë këtë për hir edhe të reperit Ledri Vula. Dihen raportet që ka pasur Ledri me këtë label vite më parë.

    Bashkëpunimi i Majk me Ledrin nga shumë njohës të showbizit vendor ishte parë si një befasi. Nuk dihet po ashtu nëse ky ka qenë edhe kushti i Ledrit që të këndojë në këtë këngë por që ajo të mos publikohet në kanalin e BabaStars, por në kanalin e reperit Majk.

    Kujtojmë se kënga “Marr”, që është lansuar sot në orën 17:00 dhe deri tani ka marrë komente të mira në youtube, derisa ka kaluar më shumë se 300 mijë klikime në këtë kanal.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!