×
  • Show Time
  • Show Time

    Aktori Jude Law e dinte për “pandeminë e Covid-19” që në vitin 2011

    Reporteri
    01 Dhjetor 2020 | 23:08

    Pandemia mund t’i këtë kapur të gjithë në befasi por i vetmi person i cili nuk ka është befasuar është aktori Jude Law, të paktën kështu ai ka deklaruar.


    Aktori britanik në vitin 2011 ka luajtur në filmin triller ‘Contagion’ i cili flet për shpërthimin e një sëmundje vdekjeprurëse dhe për një ekip mjekësh që u thirrën nga e gjitha bota për tu përballur me kërcënimin që vinte nga ky virus.

    Por tani nëntë vite më vonë, në një interviste për ‘GQ’ , Jude Law tha se shkencëtarët e kishin paralajmëruar atë se një pandemi e ngjashme ishte e pashmangshme.

    ‘Kjo ishte diçka që do të ndodhte’ tha aktori duke shtuar: ‘Shkencëtarët të cilët bashkëpunuan me skenaristin dhe regjisorin e filmit ishin njerëz me përvojë, të cilët e prisnin një gjë të tillë. Ata u shprehen se një gjë e tillë do të ndodhte dhe çështja që po diskutohej ishte kur, jo nëse do të ndodhte’.

    Nuk ka dyshim se Jude Law nuk u shqetësua kur dëgjoi për herë të parë për koronavirusin në Kinë .

    “Kur shpërtheu koronavirusi në vitin 2020, ne dëgjuam se çfarë po ndodhte fillimisht në Kinë dhe sa shpejt u përhap në të gjithë botën, e gjitha bota ishte në alarm,” tha ai. “Fatkeqësisht, nuk më befasoi shumë.”

    Në kohën e shfaqjes së filmit, ai fitoi 136.5 milion dollarë. Filmi “Contagion’” u vlerësua nga kritikët për historinë e tij dhe për saktësinë e shkencëtarëve.

    Këtë vit, filmi është ri-parë miliona herë, kur në shumë vende u shpall një gjendje e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë së koronavirusit .

    Filmi flet për parashikime të sakta se si përhapet një virus vdekjeprurës dhe si reagojnë qytetarët dhe qeveritë. Ai madje ishte në gjendje të parashikonte përhapjen e shpejtë të rrezikshme të keqinformimit dhe mosbesimin e disa njerëzve ndaj ekspertëve.

    Jude Law tha se ishte i impresionuar nga mënyra se si Steven Soderbergh dhe Scott Burns parashikuan jo vetëm një pandemi globale, por edhe ndikimin e teoricienëve të konspiracionit, të tilla si karakteri që ai luajti, duke sjellë konfuzion dhe dezinformim.

    “Ajo që bie më shumë në sy, ndoshta më shumë sesa mënyra e përhapjes së virusit, është mënyra se si këto personazhe u futën në rol,” tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!