×
  • Show Time
  • Show Time

    Aktori shqiptar kërkon nga presidenti Thaçi që ditën e sotme ta shpallë ditë feste!

    Reporteri
    18 Prill 2019 | 14:10

    Adnan Blaku është aktori i njohur shqiptar i cili famën e tij më të madhe e mori me rolin e “Sofisë”. Dita e sotme, 18 prill është mjaft e veçantë për të, pasi aktori feston ditëlindjen. Por, në këtë ditë ai shprehur një kërkesë drejtuar presidentit Hashim Thaçi. Blaku do që dita e sotme të jetë festë për të gjithë.


    “18 Prilli – Datë e rëndësishme për Kosovën sepse është Datëlindja ime. Prandaj e lus Presidentin që këtë ditë ta shpall ditë feste. Ju ftoj te gjithëve që ti bashkangjiteni dhe të festojmë se bashku”, ka shkruar aktori në fotografinë e tij të publikuar.

    Ndryshe, Blaku fillimin e karrierës e nisi në emisionin “Prrallë me tupan”, ku dhe aty ai arriti të pëlqehet shumë nga publiku, ndërsa ka vite tani që është pjesë e Odeonit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!