×
  • Show Time
  • Show Time

    Bebe Rexha sërish me ndryshim të ri në dukje, eksperimenton me ngjyrat e ndezura në flokët e saj

    Reporteri
    18 Tetor 2020 | 14:14

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit në bashkëpunim me reperen Doja Cat.


    “Baby, I’m Jealous” ka tejkaluar tashmë shifrën prej 16 milionë klikimesh në kanalin YouTube në shumë pak ditë pas publikimit dhe gjithashtu renidtet ndër këngët më në trend dhe të dëgjuara të momentit në Spotidy.

    Ajo çfarë ra shumë në sy kësaj here ishte ndryshimi drastik i këngëtares shqiptare, e cila në klipin e fundit u shfaq me flokë të kuqe, ndryshe nga pamja e saj e zakonshme prej biondeje.

    Këtë radhë ajo ka bërë sërish një ndryshim të ri dhe duket se target i saj janë ngjyrat e ndezura.

    Bebe Rexha në disa imazhe të fundit të ndara me ndjekësit e saj në InstaStory, u shfaq me flokë të lyera pak në ngjyrën e verdhë në pjesën e përparme, duke marrë kështu një pamje edhe më ekstravagante se sa ajo kur ishte krejtësisht me flokë të kuqe.

    Ajo është duke xhiruar klipet e këngëve të reja të albumit të saj të tretë, i cili do të dalë në shitje shumë shpejt.

    Pandemia COVID-19 ndikoi paksa në planet e këngëtares, duke shtyrë publikimin e këngëve të saj dhe kjo ishte arsyeja pse “Baby I’m Jealous” e publikuar gjatë këtyre javëve, është kënga e parë që ajo publikoi për vitin 2020.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!